Ministri i Jashtëm iranian nis turin në vendet e Lindjes së Mesme pas marrëveshjes Izrael-Hamas

schedule10:16 - 22 Nëntor, 2023

schedule 10:16 - 22 Nëntor, 2023

Ministri i Jashtëm i Iranit Hossein Amirabdollahian ka nisur një turne rajonal pas armëpushtimit katër-ditor në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit. Sipas informacioneve, Amirabdolakhian do të udhëtojë sot Liban.

“Vizita është në përputhje me përpjekjet diplomatike iraniane për të ndaluar sulmet e regjimit sionist në Gaza, për të hequr bllokadën dhe për të dërguar ndihma humanitare për popullin e shtypur të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Qeveria e Izraelit dhe Hamasi ranë dakord për një armëpushim katërditor për të lejuar lirimin e 50 pengjeve të mbajtura në Gaza në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael dhe dërgimit të ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Megjithatë, perspektiva e një përfundimi të menjëhershëm të bombardimeve izraelite të Gazës duket e pamundur.

/abcnews.al