“Hamasi do të lirojë 30 fëmijë dhe 20 gra”, Netanyahu takim me ministrat për situatën në Lindjen e Mesme

schedule22:22 - 21 Nëntor, 2023

schedule 22:22 - 21 Nëntor, 2023

Ndërsa takimi ministror për situatën në Lindjen e Mesme është ende duke u zhvilluar, bëhet me dije se Hamasi do të lirojë 30 fëmijë dhe 20 gra.

Në këtë takim është bashkuar edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka theksuar se lufta deri në shkatërrimin e plotë të Hamasit do të vazhdojë, ndërsa shton se do të shikohen të gjitha mundësitë për lirimin e pengjeve.

Sipas CNN lirimi i pengjeve do të bëhet për një periudhë kohe 4 deri në 5 ditë.

Nga e enjtja pritet që pengjet të kthehen në Izrael, ndërsa për secilin theksohet se do të lirohen tre të burgosur palenstinezë. Kujtojmë se mbi 230 pengje të të gjitha moshave dhe kryesisht civilë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në fillim të takimit, kryeministri Netanyahu theksoi: “Nuk do të ndalemi pas armëpushimit” duke shtuar: “jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë derisa të arrijmë qëllimet tona. Kthimi i pengjeve “është për mua një prioritet dhe unë jam i përkushtuar ndaj tij plotësisht”, shtoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!