Kroacia kërkon kualifikimin, Franca e Holanda luajnë për statistikë, ja formacionet e sfidave të mbrëmjes

schedule20:16 - 21 Nëntor, 2023

schedule 20:16 - 21 Nëntor, 2023

Në orën 20:45 do të nisin 7 përballjet e fundit të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku ndër to janë edhe përballjet e fundit të grupi B e D, ku të vetmet Kombëtare, që luajnë për diçka janë Uellsi e Kroacia.

Këto dy të fundit, janë pjesë e grupit D, grupi nga, i cili deri më tani është kualifikuar vetëm 1 përfaqësuese, ajo e Turqisë, e cila mbrëmjen e kësaj të marte do të përballet, në “Cardiff City Stadium”, të Kardifit, me “Dragonjtë” e Uellsit, në një përballje, e cila mund të “nderojë” apo të “fundosë” Kroacinë.

Në krahun tjetër, Kroacia do të presë në “Stadion Maksimir”, të Zagrebit, përfaqësuesen e Armenisë, për të “vulosur” përfundimisht kualifikimin për në fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian të futbollit Euro 2024, me tekniku Zlatko Dalic, që ka hedhur në fushë më të mirët për këtë sfidë.

Në grupin tjetër, grupin D, “gjelat” galezë të Francës do të përballen me Greqinë, në “OPAP Arena”, të Athinës, ndërsa Holanda do të ndeshet në “Estadio Algarve”, me Gjibraltarin, sfida këto që nuk kanë asnjë rëndësi, duke llogaritur që të dyja kombëtaret “big” janë kualifikuar dhe gjithçka është vendosur për vendin e parë të grupit. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: 

Grupi B 

Greqi – Francë

Gjibraltar – Holandë

Grupi D 

Kroaci – Armeni

Uells – Turqi 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!