Ministria e Jashtme e Katarit: Negociatat për pengjet në ‘fazë kritike dhe përfundimtare’

schedule12:50 - 21 Nëntor, 2023

schedule 12:50 - 21 Nëntor, 2023

Katari ka thënë se negociatat për lirimin e pengjeve nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit janë në një “fazë kritike dhe përfundimtare”.

Times of Isreal raportoi se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, tha se “Ne jemi në pikën më të afërt që kishim qenë ndonjëherë në arritjen e një marrëveshjeje” duke shtuar se negociatat ishin në “fazë kritike dhe përfundimtare”.

Raportohet se marrëveshja do të përfshijë një pauzë shumëditore në armiqësitë, lirimin e rreth 50 pengjeve civile nga Hamasi dhe lirimin e grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në paraburgim izraelit, sipas një burimi të Reuters.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!