Përfundon takimi me Stoltenberg, Presidentja Osmani në konferencë: Kosova, partner i besueshëm i NATO-s

schedule16:20 - 20 Nëntor, 2023

schedule 16:20 - 20 Nëntor, 2023

Ka përfunduar takimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takim i cili u zhvillua në Presidencë.

Pas këtij takim kanë zhvilluar edhe një konferencë të përbashkët. Presidentja Osmani theksoi se Kosova është një partner i besueshëm i NATO-s, duke akuzuar Serbinë si një kërcënim për rajonin.

Pas kësaj konferencë me Presidenten Osmani, Stoltenberg do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërkohë si pasojë e vizitës së Stoltenberg, forca të shtuara të KFOR-it janë vendosur mbi Urën e Ibrit mëngjesin e së hënës.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!