Sterilizimi/ Beqaj pas seancës në GJKKO: Nuk do apeloj. Ç’është bërë në shëndëtesi, ka qenë e mirë

schedule13:18 - 20 Nëntor, 2023

schedule 13:18 - 20 Nëntor, 2023

Ish ministri i Shëndetësisë i ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Pas seancës në gjykatën e Posacme, e para pas caktimit të masësn detyrim paraqitje, Beqaj u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ndërsa shtoi se cfarë është bërë në shëndetësi lidhur me sterilizimin, ka qenë gjithcka e mirë.

” Kam vetëm dy mesazhe. Së pari sic e kam bërë publike, edhe pardje jam në dispozicion të këtij procesi hetimor, dhe kam vendosur përtej rezervave që mund të kem, të mos e kundërshtoj atë vendim. Vijoj të besoj se cfarë kemi bërë ka qenë gjë e mirë. Për cëshjen në janar bëhen 8vite që hetohet, 400 kirurgë operojnë në kushte sterile.” u shpreh Beqaj.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!