DURRËS– Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, një automjet, i cili drejtohej nga një 32-vjeçar ka përplasur për vdekje një person teksa lëvizte me biçikletë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e Shkozetit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes./ abcnews.al