Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bilanc tragjik, mbi 200 mjekë dhe infermierë janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

schedule15:36 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 16 Nëntor, 2023

Të paktën 202 punonjës shëndetësorë janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori dhe 200 janë plagosur, sipas një njoftimi të autoriteteve të enklavës palestineze.

Numri i të vdekurve përfshin mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë. Gjithsej 25 spitale dhe 52 qendra mjekësore u eliminuan nga bombardimet e forta izraelite të enklavës, thanë autoritetet e Hamasit.

Sipas tyre më shumë se 60 autoambulanca janë sulmuar dhe 55 janë jashtë shërbimit. Numri i të vdekurve palestinezë që nga e mërkura ishte 11,470, nga të cilët 4,407 janë fëmijë. Më shumë se 29,000 njerëz janë plagosur.



Në spitalin al-Shifa, 40 pacientë, përfshirë tre foshnja të lindura para kohe, kanë vdekur që nga 11 nëntori për shkak të mungesës së karburantit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!