“Mbështetje deri në fund, mbështetje politike dhe njerëzore për heronjtë antidiktaturë të Unazës së Re”.
Kështu e nis reagimin e tij, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, pas shoqërimeve të protestuesve të Unazës së Re. Sipas Vasilit, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zgjedhur që të jetë përfundimisht armik i shqiptarëve të thjeshtë të Unazës së Re.
“Bedeli i Bablokut në Ministrinë e Brendshme Lleshaj zgjedh përfundimisht të jetë një armik i shqiptarëve të thjeshtë te Unaza e Re. Asnjë harresë, asnjë tolerance, asnjë keqardhje nuk do të ketë kurrë për ata si Lleshaj, që urrejtshëm vendosën kundër qytetarëve të thjeshtë.
Këta të pacipë dhe të urryer arrijnë deri aty sa të lexojnë paturpësisht si komunikata të tyre idiotësirat e kriminalizuara që ju dikton fjalë për fjalë Babloku i fshehur. Ta kenë të qartë që Babloku do t’i shesë si një kilogram fiq këta budallenj dhe do t’u lërë pas për gjithë jetën një urrejtje pa kthim te populli”, thotë Vasili./abcnews.al