Hera e parë në Bundesliga, Union Berlin me një ndihmës trajnere femër

schedule21:14 - 15 Nëntor, 2023

schedule 21:14 - 15 Nëntor, 2023

Union Berlin shkarkoi sot Urs Fischer dhe vendin e tij përkohësisht do e marrë trajneri i ekipit U-19, Marco Grote.

Vendimi për shkarkimin e Fischer erdhi pas rezultateve të dobëta në Bundesliga, duke u renditur në vend të fundit me vetëm gjashtë pikë.

Pas këtij shkarkimi, Uninon Berlin vendosi që momentalisht skuadrën t’ja besojë Grotes dhe asistentes së tij Marie-Louise Eta, një vendim ky historik, pasi është hera e parë që në Bundesliga të meshkujve do të jetë një ndihmës trajnere femër./h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!