Uashingtoni së shpejti do të ndalojë ofrimin e mbështetjes për Kievin, pasi shpenzon shumë për të, me pak ose aspak dobi në fushën e betejës.
Kështu u shpreh zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, shkruan Tass.
“Ligjvënësit amerikanë po pengojnë financimin e shpenzimeve ushtarake izraelite dhe ukrainase për këtë vit. Arsyet janë teknike dhe … jo mjaft teknike,” shkroi ai në kanalin e tij Telegram.
“Ndërsa në rastin e Izraelit arsyeja është padyshim teknike, pasi ai vend është më i rëndësishëm për Kongresin e SHBA-së sesa i veti, gjithçka është më e ndërlikuar për sa i përket regjimit ukrainas,” tha Medvedev, duke tërhequr vëmendjen për faktin se ” Shtetet e Bashkuara i fshijnë lehtësisht minionët e tyre kur bëhen të padobishëm”.
Medvedev parashikon se kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë me Ukrainën./abcnews.al