Hamas hedh poshtë akuzat e Izraelit se ka gjetur armë në spitalin Al-Shifa

schedule15:49 - 15 Nëntor, 2023

schedule 15:49 - 15 Nëntor, 2023

Hamasi ka hedhur poshtë pretendimet e Izraelit se ka gjetur armë në Al Shifa, duke i cilësuar gënjeshtra.Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se bastisën spitalin në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shtuar më vonë se trupat e saj kishin gjetur armë brenda tij.

Sipas Izralit, Hamasi e ka përdorur spitalin për qëllime ushtarake, por diçka e tillë është mohuar nga grupi militant.

“Pretendimi i pushtimit sionist se gjeti armë dhe pajisje ushtarake në kompleksin mjekësor Al-Shifa nuk është gjë tjetër veçse një vazhdim i gënjeshtrave të tij dhe propagandës së lirë që po përpiqet të justifikojë krimet e tij gjenocidale që po shkatërrojnë sektorin shëndetësor në Gaza”, thuhet në deklaratën e fundit të Hamas.

“Ne, palestinezët, jemi të vetëdijshëm për shkallën e gënjeshtrave dhe mashtrimeve që Izraeli ka thënë për të mbuluar krimet e tij kundër fëmijëve, grave dhe civilëve të pambrojtur”, përfundon deklarata.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!