Hamasi mohon përdorimin e spitaleve si qendër komandimi, bën thirrje për inspektim nga ana e OKB-së

schedule23:40 - 14 Nëntor, 2023

schedule 23:40 - 14 Nëntor, 2023

Hamasi ka lëshuar një deklaratë duke iu përgjigjur pretendimeve të SHBA-së dhe Izraelit se përdor spitalet, si al-Shifa, si qendra komanduese.

Organizata deklaroi se mbështetja e SHBA-së për pretendimet është një “dritë jeshile për pushtimin për të kryer masakra më brutale kundër spitaleve, me synimi për të shkatërruar sektorin e shëndetësisë”, shkruan Al Jazeera.

Në deklaratë huhet se Hamasi kërkon që OKB-ja të hetonte pretendimet.

“Ne ripërtërijmë thirrjen tonë drejtuar Kombeve të Bashkuara për të formuar një komitet ndërkombëtar për të bredhur dhe kontrolluar të gjitha spitalet për të zbuluar gënjeshtrën që është narrativa e okupimit dhe aleatit të tij, Uashingtonit”, tha Hamasi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!