Sarandë, gjendet një pjesë trupi i groposur/ Ngjarja në fshatin Xarrë, ende nuk ishte dekompozuar

schedule22:53 - 14 Nëntor, 2023

schedule 22:53 - 14 Nëntor, 2023

Policia e Sarandës ka zbuluar një pjesë trupi njeriu në afërsi të fshatit Xarrë në bashkinë Konispol. Mësohet se trupi ishte groposur në tokë por jo i dekompozuar pasi në të kishte ende inde.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryhen hetimet. Pjesa e trupit është dërguar në morgun e qytetit në pritje të ekspertizës mjeko-ligjore nga specialistë që do të vijnë nga Tirana të nesërmen.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!