“Vendimi i Strasburgut qetëson familjet e viktimave të ’21 Janarit’”, Beqiri: Shuplakë shumë e rëndë për SPAK

schedule13:35 - 14 Nëntor, 2023

schedule 13:35 - 14 Nëntor, 2023

Këtë të martë, Gjykata e Stasburgut dha vendimin për Aleks Nikën. Lidhur me këtë ngjarje ka dy shkelje në këtë çështje: Vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes. Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut theksohet se shteti ka përgjegjësi për Vrasjen e Aleks Nikës, ndërsa shton se fajtori duhet të dënohet.

I ftuar në “Tirana Live”, avokati Idajet Beqiri ka komentuar këtë vendim, duke thënë se qetëson familjet e viktimave në “21 Janarit”. Gjithashtu, ai e ka konsideruar këtë vendim një shuplakë shumë të rëndë për SPAK, i cili kishte krijuar besim te qytetarët se do të vendosej drejtësia.

“Është një vendim i mirëpritur dhe qetëson familjet e viktimave, por mbi të gjitha qetëson shumë shpirtrat e gjithë shqiptarëve, të cilët e panë në Bulevard dhe vrasjet u bën nga shteti të komanduara nga kryeministri i kohës, i cili jo vetëm pati rol sepse i frymëzoi vrasësit, i organizoi dhe i dha urdhër për ekzekutim, por nga ana tjetër i mori të gjitha llojet e masave duke fshehur provat, duke filluar që nga heqja e atyre kaberave në kryeministri dhe deri te mosekzekutimi, te urdhi skandaloz i policisë së Shtetit për të mos ekzetuar vendimin e formës së prerë të gjykatës për arrestimin e gardistëve. Kështu që ky vendim i Strasburgut është dhe një shuplakë shumë e rëndë. Madje do të thosha që duhet të marri mësime SPAK nga ky vendim i Strasburgut, pasi SPAK pasi e mori veten dhe u krijua si një strukturë e mirë, qytetarët e këtij vendi filluan të kishin besim, sepse pas tij, ishte një mbështetje si BE dhe SHBA, që do ta zbardhnin ’21 Janarin’ dhe me këtë rast bën një kallëzim në SPAK, duke regjistruar dhe një provë të re”, tha Beqiri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!