Fernandinho luan prej 6 vitesh te Manchester City dhe aventura e tij në ishull mund të vazhdojë akoma. Kontrata i përfundon në fund të sezonit, por shumë shpejt pritet të vijë rinovimi i tij.
Pep Guardiola e dëshiron sërish në ekip mesfushorin 34-vjeçar. The Sun raporton se trajneri spanjoll i ka kërkuar drejtuesve të Cityzens që t’i ofrojnë një rinovim me një vit brazilianit.
Fernandinho ka një eksperiencë të madhe dhe mund të aktivizohet edhe në rolin e qendërmbrojtësit kur është e nevojshme. Rinovimi i tij pritet të ndodhë gjatë festave të fundvitit, për të vazhduar sërish aventurën me kampionët e Anglisë. /abcnews.al