Interesi për vaksinën kundër gripit është i lartë këtë vit në Shkodër. Në qendrat shëndetësore të qytetit kanë mbërritur mbi 15 mijë doza dhe deri më tani janë aplikuar afro 60% e tyre.
Ndërgjegjësim ka më tepër te kategoritë e riskut si tek të sëmurët kronikë, të moshuarit apo gratë shtatzëna.
Arben Xhabija, mjek i shëndetit publik thotë se këto ditë të para të dimrit janë shumë të përshtatshme për të marrë dozën mbrojtëse ndaj gripit. Ndryshe nga vaksina kundër gripit, interesi për vaksinën anti-covid edhe pse virusi është ende në qarkullim është zbehur.
/abcnews.al/