Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha zvarrit gjykatën/ Nuk merr vendimin për mosndryshimin e masës, por e ankimon atë

schedule15:56 - 13 Nëntor, 2023

schedule 15:56 - 13 Nëntor, 2023

Sali Berisha po zvarrit me truke e lojëra marrjen dijeni për vendimin e gjykatës për të mos shuar masat e sigurisë ndaj tij.

Avokati i tij personal nuk shkoi në SPAK për të marrë zytarisht vendimin.

Pas ditës së sotme gjykata e posaçme e konsideron zyrtarisht të njoftuar Sali Berishën dhe dërgon në Apel vendimin për kreun e Foltores.



“Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dërguar nëpërmjet shërbimit postar deftesat e komunikimit për njoftimin e personit nën hetim z. S. B. pranë selisë së PD-së dhe në adresën e shtëpisë, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Njoftimi është kthyer me nënshkrimin ‘Refuzuar’.

Gjithashtu u dërguan dëftesat e komunikimit edhe avokatëve mbrojtës, përfaqësues të tij me prokurë të posaçme.” thuhet ne njoftim.

Por ndonëse nuk kanë I kanë marrë vendimet e zbardhura të gjykatës, avokatët e Sali Berishës depozituan ankim në GJKKO.

Gazetari Ermal Vija, tha për ABC Neës se ankimimi i firmosur nga dy avokatët e ish-kryeministrit, u depozitua në orën 15:50 minuta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!