Arrestohen 3 taksistë që transportonin afganë në Shkodër

schedule12:27 - 13 Tetor, 2019

schedule 12:27 - 13 Tetor, 2019

Tre taksistë nga Tirana kanë rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi po transportonin 12 shtetas nga Afganistani. Në pranga kanë rënë:  Arben Koshi, Gëzim Molla dhe Idaet Buqa. Ata u arrestuan në hyrje të qytetit të Shkodrës nga patrulla e përgjithshme e policisë. Taksistët do të çonin në Han të Hotit 12 afganët.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Parandalohet dhe goditet një tjetër tentativë për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit. Finalizohet operacioni policor i koduar “TAKSISTI”. Operacioni strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

Arrestohen në flagrancë tre persona për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 12 shtetas nga Afganistani

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin dhe goditjen e tentativës për Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se tre taksitë po transportonin disa shtetas afganë, pas një pune të mirëorganizuar finalizuan operacionin e koduar “TAKSISTI”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
A. K. 54 vjeç, banues në fshatin Listanaj, Peqin.
G. M. 43 vjeç, banues në fshatin Paskuqan, Tiranë,
I. B. 53 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Tiranë,

Arrestimi i tyre u bë pasi në rrugën nacionale Lezhë – Shkodër, në fshatin Melgushë, Vau Dejës, në afërsi të një karburanti, u kapën duke transportuar me tre automjete Taxi, 12 shtetas me shtetësi Afgane, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale ‘’Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, e kryer në bashkëpunim”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!