Zyrtare/ Inter me sponsor të ri, “Qatar Airways” bëhet partneri global ajror i klubit zikaltër

schedule20:48 - 12 Nëntor, 2023

schedule 20:48 - 12 Nëntor, 2023

Përmes një njoftimi zyrtar, Inter njofton se ka arritur një marrëveshje me “Qatar Airways”, e cila bëhet Partneri Zyrtar Global Ajror i Klubit.

Partneriteti do të zbulohet mbrëmjen e sotme gjatë ndeshjes në San Siro kundër Frosinone, ku kullat e stadiumit do të ndriçohen me ngjyrat e sponsorit dhe një përfaqësues i ekuipazhit të kabinës do të mirëpresë lojtarët dhe mysafirët në stadium.

Gjithashtu edhe ekranet e stadiumit do të shfaqin imazhe të “Qatar Airways”./ h.ll/abcnews.al