Një sherr mes dy të rinjve në Fermën Çlirim në Fier ka devijuar në një plagosje me armë zjarri. Mësohet se Gentjan Vrenozi ka plagosur në krahë Mevlud Hasën, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit.
Gazetarja Valbona Davidhi raporton se dy të rinjtë janë përdorues të lëndëve narkotike, kjo ka sjellë dhe një përplasje me tyre.
Sakaq, autori është person me probleme familjare, i divorcuar, por nuk ka precedent penale.
Aktualisht, Vrenozi po merret në pyetje nga policia, ndërkohë, më vonë pritet që dhe Hasa të kalojë në këtë proces./abcnews.al