“Treni i drejtësisë është nisur”, Iljazaj: Politikanët shqiptarë kanë shumë mëkate mbi supe

schedule22:01 - 10 Nëntor, 2023

schedule 22:01 - 10 Nëntor, 2023

TIRANË- Ndryshimi mes ish-presidenti Meta deh ish-kryeministrit sipas Ervis Iljazajt është raporti që kanë me drejtësinë.

Sipas tij, Meta ka pranuar të shkojë në gjykatë, ndryshe nga Berisha, i cili nuk e njeh dhe e shpërfill atë.

Ai theksoi se zhvillimi më i rëndësishëm është se ka ardhur dita, që edhe politikanët  e nivelit më të lartë paraqiten në dyert e drejtësisë.

“Meta së paku po shkon në gjykatë, edhe pse ka kritika, por po e bën betejën e tij dhe jep deponimet e tij, ndryshe nga Berisha që nuk shkon dhe nuk e njeh fare si institucion. Unë nuk e di nëse do ta burgosin, por di një gjë: pamjet e politikanëve në dyert në SPAK janë bërë normale. Janë pamje që shoqërinë shqiptarë e trazojnë, por momentin kur politikani shqiptar shkon është pamje normale. Ne duhet të mësohemi me këto pamje. Politikanët shqiptarë kanë shumë mëkate mbi supe se ato të vendeve demokratike europiane dhe e dyta kemi një boshllëk të hetimeve të politikanëve në nivele të larta. Ka 33 vjet mungesë dhe boshllëk që politikanët shqiptarë nuk janë hetuar. Qëllimi i drejtësisë dhe hetimeve, ndonjëherë dëmin më të madh e bën, që të dëmton politikisht dhe të nxjerrë nga politika.  Treni është nisur, por se kë do marrë para nuk e di”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!