“Galaktikët” gati për portugezët, publikohen formacionet e sfidës Real Madrid-Braga

schedule20:21 - 8 Nëntor, 2023

schedule 20:21 - 8 Nëntor, 2023

“Galaktikët” e Real Madrid do të presin në orën 21:00, në mitikun spanjoll, “Santiago Bernabeu” portugezët e Braga, në sfidën e vlefshme për raundin e 4-t të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Carlo Ancelotti i ka rreshtuar “Los Blancos”-at e tij, me formacionin e zakonshëm, 4-3-1-2, ku në portë nuk ka sesi të mungojë Kepa. Në krahët e mesfushës janë Ferlan Mendy e Lucas Vazquez, me qendrën që mbulohet nga Rudiger e Nacho Fernandez. Në mesfushë janë Toni Kroos, Camavinga e Valverde, ndërsa para tyre janë vendosur Brahim Diaz, Vinicius Junior e Rodrygo, me dy brazilianët që mbulojnë sulmin.

Në krahun tjetër, tekniku Artur Jorge i ka pozicionuar në fushë portugezët e tij, me formacionin 4-3-3, ku në portë është vendosur Matheus e para tij në mbrojtje Gomez, Fonte, Niakate e Borja. Në mesfushë janë Joao Moutinho, Zalazaar e Vitor Carvalho, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bruma, Horta e Djalo. /i.m /abcnews.al

Formacionet zyrtare: