Ultimatum për Unai Emery: Arsenal më i fortë, sivjet nuk ka justifikime

schedule17:13 - 12 Tetor, 2019

schedule 17:13 - 12 Tetor, 2019

Unai Emery u zyrtarizua si trajneri i Arsenalit verën e vitit 2018 dhe firmosi një kontratë dy-vjeçare, me opsion rinovimi edhe për një vit. Rezultatet nuk kanë qenë pozitive dhe drejtuesit e klubit duan rikthimin në Champions League.

Sezonin e kaluar nuk ia doli, por trajneri spanjoll tani e ka detyrim arritjen e këtij objektivi. Ose do të përfundojë aventura me “Topçinjtë”. Times raporton se Unai Emery duhet të rendisë ekipin në një nga katër vendet e para.

Ky është ultimatumi i klubit. Raul Sanllhei është i qartë në fjalët e tij, teksa i kujton lojtarëve dhe trajnerit se sivjet nuk duhet të gabojnë. Ekipi renditet për momentin në vend të tretë dhe duhet të vazhdojë me rezultate pozitive.

Unai Emery e di që sezonin e kaluar mbetëm të zhgënjyer nga mos arritja e kualifikimit në Champions. Këtë sezon kemi një ekip më të fortë dhe presim një rezultat më të mirë. Duhet të rikthehemi në Champions dhe nuk ka asnjë justifikim për diçka të tillë”, përfundon drejtuesi i Arsenalit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!