Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Izraeli zgjat operacionin e evakuimit të civilëve në Gaza

schedule15:52 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:52 - 8 Nëntor, 2023

Ushtria izraelite deklaroi se do të zgjaste me një orë korridorin humanitar, që do të lejojë njerëzit në veri të Rripit të Gazës të evakuohen në jug.

Njoftimi u publikua në mediat sociale në gjuhën arabe nga një zëdhënës i Forcave Mbrojtëse të Izraelit, shkruan The Guardian.

“O banorë të Gazës, në përgjigje të reagimit tuaj të madh që nga orët e mëngjesit, ne kemi vendosur të zgjasim me një orë shtesë funksionimin e korridorit të sigurt në rrugën Salah al-Din për lëvizjen e banorëve në jug të Wadi Gazës! Për sigurinë tuaj, bashkohuni me mijëra të shumtë që u drejtuan në zonën jugore të Wadi Gazës që nga orët e mëngjesit, kështu që shfrytëzojeni mundësinë deri në orën tre pasdite për të mbrojtur veten dhe anëtarët e familjeve tuaja”, thuhet në njoftim.



Korridori do të mbyllej në orën 14:00, me orën lokale, por tani do të jetë i hapur deri në orën 15:00.

Më herët, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari postoi një video që sipas IDF tregon se palestinezët lëvizin masivisht nga veriu në jug./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!