Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin “Kalldrun-Koplik”, 21-vjeçari me motomjet përplaset me makinën

schedule12:25 - 8 Nëntor, 2023

schedule 12:25 - 8 Nëntor, 2023

Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës në Shkodër. Mësohet se në aksin rrugor “Kalldrun – Koplik”, një motomjet i drejtuar nga një 21-vjeçar, është përplasur me një automjet që drejtonte një 40-vjeçar. Si pasojë, është dëmtuar lehtë 21-vjeçari, i cili po procedohet në gjendje të lirë.

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 21 vjeç, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Kalldrun – Koplik”, motomjeti që drejtonte 21-vjeçari, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi., 40 vjeç. Nga përplasja është dëmtuar lehtë 21-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!