Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Pranë finales pensionet me Italinë”/ Ministri Hasani: Po mbyllim marrëveshjen, në bidedime edhe me Greqinë

schedule15:32 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:32 - 7 Nëntor, 2023

Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë presin zyrtarizimin e marrëveshjes dy palëshe për njohjen e viteve të punës për efekt pensioni.

Ministri i jashtëm, Igli Hasani njoftoi se ky proces është afër finales, dhe konfirmoi bisedime fillestare edhe me Greqinë.

Procesi për njohjen e kontributeve ka nisur në vitin 2014 dhe tashmë është drejt përmbylljes. Kur negociatat u nisën, ishin 250 mijë shqiptarë të regjistruar si të punësuar në Itali dhe 19 mijë italianë të regjistruar në Shqipëri.

Ndërkohë, Ministri i tha Komisionit për Politikën e Jashtme se vendi ynë do të shtojë selitë diplomatike, duke nisur nga Sarajeva.

Mbledhja e komisionit për buxhetin në politikën e jashtme u zhvillua online pas problemeve me opozitën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!