Mbrëmja e kësaj të marte ka rezervuar për të gjithë futbolldashësit anë e mbanë botës, përballjen më të “nxehtë” të fazës së grupeve të UEFA Champions League, teksa në orën 21:00, “Djajtë” e Milan do të presin në mitikun “San Siro”, “gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain.
Mirëpo, nëse përballja në fushën e blertë do të startojë në mbrëmje, përplasja e vërtetë ka ndodhur mbrëmjen e së hënë në rrugët e Milanos, me ultarsit e “kuqezinjve”, “Curva Sud”, që kanë sulmuar gjatë natës tifozët e francezëve, të cilët kanë ardhur në Itali në mbështetje të skuadrës së tyre.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, nga kjo përplasje mes tifozerive ka mbetur i plagur rëndë një tifoz i PSG, i cili është goditur me thikë nga një prej ultrasve italianë, si dhe dy policë, me këta të fundit që është plagur me thikë nga një prej tifozëve francezëve, megjithatë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /i.m /abcnews.al
SHIKONI PAMJET: