Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike kokainë e kanabis dhe armë simuluese pa leje.
Njoftimi i policisë Lezhë:
“Lezhë – Kurbin – Mirditë
Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë
Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje
3 të arrestuar dhe 2 të proçeduar penalisht
Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.
U arrestuan në flagrancë shtetasit :
– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.
– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkodër, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.
Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit:
– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.
Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” .
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin”./abcnews.al