VIDEO/ “Zonja e Vjetër” e nis me vrull, Juventus merr avantazhin në “Artemio Franchi”

schedule21:04 - 5 Nëntor, 2023

schedule 21:04 - 5 Nëntor, 2023

“Zonjës së Vjetër” i kanë mjaftuar vetëm 10 minuta për të zhbllokuar sfidën e mbrëmjes së kësaj të diele, në “Artemio Franchi”, ndaj “violëve” të Fiorentina.

Një aksion fantastik i “bardhezinjve” është finalizuar më së miri nga Fabio Miretti, i cili pasi merr një pasim të bukur nga Kostic çon topin në rrjetën e Terracciano. Rezultati shkon në 0 me 1. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: