Nga një dhjetëvjeçar si Princi George, do të pritej më shumë entuziazëm për sportet më të njohura, si futbolli, tenisi apo basketbolli. Por jo për trashëgimtarin e fronit britanik, i cili ka zgjedhur një sport më të pazakontë për të stërvitur me shokët e klasës: Triathlon.
Triathlon përfshin tre sporte, not, çiklizëm, vrap, në një, të cilat kryhen në mënyrë të njëpasnjëshme. Zbulimi për këtë zgjedhje të Princit George u bë nga ish-kampioni britanik i Triathlon, Non Stanford, i cili u nderua nga Princi William me titullin ‘Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike’. Siç u tha gazetarëve, djali i saj dhe Princi George stërviten së bashku.
Princi William dhe Kate Middleton janë adhurues të sportit dhe këtë dashuri janë kujdesur që t’ua transmetojnë fëmijëve të tyre. Ata kanë treguar më parë se Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis kanë provuar sporte duke filluar nga futbolli dhe tenisi deri te regbi dhe kërcimi. Princesha Charlotte, në fakt, e do gjimnastikën./abcnews.al
View this post on Instagram