VIDEO/ Newcastle nuk fal në “shtëpi”, Gordon hero ndaj “Topçinjve” të Arsenal

schedule20:50 - 4 Nëntor, 2023

schedule 20:50 - 4 Nëntor, 2023

“Bardhezinjtë” e Newcastle kanë arritur një fitore me shumë vlera, pasditen e kësaj të shtune, teksa në “St.James’ Park” kanë mundur me rezultatin minimal, 1 me 0, “Topçinjtë” e Arsenal, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të Premier League.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 64’-t të saj, ku pas një rrëmuje në zonën e “Topçinjve”, ai që përfiton është “fantazisti” i Newcastle, Anthony Gordon, i cili me portën e boshatisur nuk gabon, duke e çuar topin pas shpatullave të portierit Raya, për të “vulosur” fitoren e skuadrës së tij.

Falë këtij rezultati, skaudra e Newcastle ngjitet në vendin e 6 të renditjes, me 20 pikë të grumbulluara, 2 më pak se Aston Villa e vendit të 5-të, që ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj jave. Në krahun tjetër, “topçinjtë” mbesin në vendin e 3-të me 24 pikë, 2 më pak se Tottenham i vendit të 2-të e 3 më pak se City i vendit të parë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: