VIDEO/ Çmenden “qytetarët”, City trefishon shifrat në vetëm 4 minuta

schedule16:38 - 4 Nëntor, 2023

schedule 16:38 - 4 Nëntor, 2023

Vetëm 7 minuta pas golit të parë të sfidës, “qytetarët” e Manchester City kanë arritur të shënojnë edhe 2 gola të tjerë, në portën e “qershive” të Bournemouth, duke vulosur përfundimisht fitoren e tyre, në këtë sfidë.

Fillimisht golin e gjeti “fantazisti” portugez Bernardo Silva, i cili pas një asistimi të Doku dërgon topin në rrjetën e kundërshtarëve, në minutën e 33′-të të sfidës. Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi vetëm 4 minuta më vonë, Jeremy Doku, i cili po zhvillon një paraqitje fantastike këtë të shtunë dërgon sërish sferën në portën e Radu, për ta çuar rezultatin në 3 me 0. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Bernardo Silva, 2-0:

Goli i Jeremy Doku, 3-0: