Meteorologia, Lajda Porja sjell parashikimin për këtë fundjave, ndërsa thekson se territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash.
E gjithë dita e shtunë pritet të jetë me intensitet me reshje të larta, ndërsa dita e diel mund të sjellë një dobësim të reshje, ndonëse temperaturat do të mbeten të ulëta.
“Gjatë kësaj fundjave territori shqiptar do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë shira intensiv si fillim në zonat veriore dhe më pas gradualisht i gjithë territori do të përjetojë shira në formë shtrëngate, sonte gjatë natës, dhe ditën e shtunë. E gjithë dita e shtunë pothuajse do të jetë me reshje me intensitet të lartë. Parashikohet që qarqet që do të kenë probleme do të jenë Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Vlora dhe pjesën e dytë të ditës së shtunë këto reshje do të zhvendosen në qarkun e Korçës. Përgjatë 24 orë do të bjerë sasi deri në 85 mm shifër, shikohet problematike për stuhi, dhe mund të ketë probleme në trafikun detar. Do të ketë një përmirësim të dukshëm dhe dobësim të intensitetit të reshjeve ditën e diel. Edhe pse do të jenë të pranishme. Nga e shtuna do të ketë rënie me të paktën 5 apo 6 gradë. Sa i përket vendeve të rajonit Kosova dhe Republika e Maqedonisë së Veriut ndodhen në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë reshje. Ndërsa dita e diel do të sjellë përmirësim. Në fakt në Gadishullin e Ballkanit parashikohen temperatura të ulëta”, tha meteorologia./abcnews.al/