DURRËS- Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shoferin e Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili qëlloi me armë zjarri ne ajër gjatë konfliktit në Kepin e Rodonit.
Ndërkohë për 8 të arrestuarit e tjerë mes të cilëve ish-deputetin, organi akuzës ka kërkuar “detyrim paraqitje”.
Masa e sigurisë për këta persona nuk është zhvilluar ende. Konflikti mes përfaqësuesve të Kishës Françeskane dhe banorëve të zonës ndodhi në lidhje me një pronë te “Kepi i Rodonit” mbi të cilën të dyja palët zotërojnë certifikatë pronësie.