Shefi skaut i Real Madrid, Juni Calafat, vazhdon të besojë se argjentinasi Julian Alvarez do të përshtatej në planet e “Los Blancos”.
Real Madrid verën e ardhshme do të punojë fort për nënshkrimin e një qendërsulmuesi, praktikisht një zëvendësues të Benzema, me francezin e larguar drejt Arabisë. Në parim, Mbappe është emri i parë në këtë listë. Dëshirë mbetet edhe Haaland, por City nuk ka shanse ta lërë të lirë norvegjezin.
Kështu, Real Madrid është duke vëzhguar seriozisht nënshkrimin e 23 vjeçarit argjentinas të Manchester City, Julian Alvarez.
Në 65 ndeshje zyrtare me City, Alvarez ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 10 herë./h.ll/abcnews.al