“U kam bërë të qartë liderëve izraelitë në mënyrë të përsëritur se mbrojtja e civilëve në Gaza është një përgjegjësi morale dhe një imperativ strategjik”. Kështu tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në seancën e sotme të Senatit ku po diskutohej për paketën e ndihmës ushtarake për Izraelin.
“Demokracitë si e jona janë më të forta dhe më të sigurta kur respektojmë ligjet e luftës dhe mbrojmë civilët. Ne e kuptojmë plotësisht se Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe ne vajtojmë vdekjen e civilëve palestinezë”, shtoi tha Austin në fjalën e hapjes për Komitetin e Ndarjeve të Senatit.


