Nga qeveria e re në Mal të Zi te zgjedhjet parlamentare në Serbi, Hyseni: Sinjal alarmi për BE dhe SHBA

schedule16:36 - 31 Tetor, 2023

schedule 16:36 - 31 Tetor, 2023

Analisti Blerim Hyseni, ka komentuar zgjedhjen e qeverisë së re në Mal të Zi. Në një lidhje me Skype për emisionin “Ballkan Update”, ai e konsideroi qeverinë e re si një sinjal alarmi për BE dhe SHBA.

Sipas Hysenit, zhvillimet në Mal të Zi ka një kohë të gjatë që kanë marrë sëmbrapthi.

“Zhvillimet në Mal të Zi ka një kohë të gjatë që kanë marrë sëmbrapthi. Nuk është se besohet se Abazoviç këtë shtet do ta arrij ta orientojë në politikat pro europiane. Megjithatë, nëse kemi parasysh përqindjen e qytetarëve dhe etnive në Malin e Zi, atëherë vijmë në situata të tilla, që shtetit vetëm ia ndryshojnë kahjen e ecurive politike. Por kjo s’do mend që përshtati i shkon Serbisë si aleat i ngushtë i Rusisë dhe kemi parasysh që Rusisë për momentin i intereson që të hap probleme në rajone të ndryshme për të tërheq vëmendje nga ajo që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës. Mendoj që zhvillimet në Malin e Zi janë një sinjal jo vetëm për shtetet e rajonit, por mund të jenë dhe një sinjal alarmi për BE dhe faktorin ndërkombëtar në përgjithësi sepse gjërat mund të shkojnë së prapthi”, u shpreh ai.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Hyseni u shpreh se prioritet duhet të jetë zgjidhja e problemeve me Kosovën. Ai ka theksuar se Serbia gjithmonë kur ka qene përpara një akti se duhet të vendos në lidhje me Kosovën, atëherë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme qoftë presidenciale apo parlamentare për të fituar kohë.

 “Unë mendoj që Serbia gjithmonë kur ka qene përpara një akti se duhet të vendos në lidhje me Kosovën, atëherë janë shpallur zgjedhjet e parakohshme qoftë presidenciale apo parlamentare për të përlarguar procesin apo për të fituar kohë. Megjithatë, ajo që duhet bërë nga politika mbarë shqiptare në përgjithësi, ajo kosovare në veçanti është se në Serbi një mendim i strukturës politike se zgjedhjet dhe pranimi i Kosovës si shtet i pavarur, thuajse se askush nuk do ta bëj këtë. Prandaj, mendoj që politika shqiptare duhet të pozicionet dhe të bind faktorin ndërkombëtar se çfarëdo ndryshimi që mund të preket në Serbi, zgjidhja e problemeve me Kosovën do të jetë e vështirë”, përfundoi ai./abcnews.al