Fjala hapëse e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një seancë dëgjimore të Komitetit të Ndarjeve të Senatit të martën u ndërpre nga protestuesit që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza.
Brenda pak minutash, Blinken u ndërpre nga një burrë që bërtiste “armëpushim tani” dhe “shpëtoni fëmijët e Gazës”. “Nga Palestina në Meksikë, të gjitha muret duhet të shkojnë!” dhe “Le të jetojë Gaza”, ishin disa nga thirrjet.
Pak ditë më parë më shumë se 300 aktivistë që kërkonin një armëpushim në Gaza u arrestuan në një demonstratë në SHBA. Si pasojë e protestës, një nga stacionet më të mëdha të trenave u mbyll për dy orë./abcnews.al


