Raportohet për shpërthime pranë spitalit Al Quds në Rripin e Gazës

schedule20:18 - 29 Tetor, 2023

schedule 20:18 - 29 Tetor, 2023

Marwan Jilani, drejtor i përgjithshëm i Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, tha për BBC të dielën pasdite, se objektet pranë spitalit Al Quds në Gaza u goditën nga një raketë.

Një raketë ra disa metra larg, duke dëmtuar dritaret dhe duke i detyruar njerëzit të ndërtesës të zhvendoseshin në një tjetër, tha ai.

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe dhe Gjysmëhënës së Kuqe (organizata ombrellë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze) raportuan se punonjësit shëndetësorë në spital folën për “sulme të dhunshme dhe bombardime shumë afër spitalit”.

Jilani tha gjithashtu se organizata e tij ishte informuar nga qeveria izraelite, përmes zyrtarëve të OKB-së, se urdhri për evakuimin e spitalit ishte anuluar. Megjithatë, mesazhi erdhi në një kohë kur granatimet rreth spitalit ishin “ende në vazhdim”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!