Deputetja britanike thirrje Borell dhe Presidentes së KE-së: Hiqni masat ndëshkuese ndaj Kosovës

schedule14:23 - 29 Tetor, 2023

schedule 14:23 - 29 Tetor, 2023

Deputetja britanike Alicia Kearns, i ka bërë thirrje përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borell dhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen që t’i hiqen masat ndëshkuese që BE ka vendosur ndaj Kosovës.

Ky reagim i deputetes britanike vjen pas deklaratave që presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka dhënë për mediat në Serbi, i cili u shpreh se nuk do të zbatojë asnjë nga pikat që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës.

“Sërish Kosova punon me komunitetin ndërkombëtar, përkundër sulmit terrorist të orkestruar nga Beogradi. Sërish Vuçiçi refuzon. Largoni sanksionet ndaj Kosovës, @Josep Borrell e @Ursula von Der Leyen”, ka shkruar Kearns./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!