Kosova humbi dy vjet/ Halimi: Duhet të “përveshi mëngët” dhe të fillojë realizimin e të gjitha obligimeve

schedule16:46 - 28 Tetor, 2023

schedule 16:46 - 28 Tetor, 2023

Jeton Halimi nga Instituti për Studime Evropiane dhe Globale ka deklaruar për emisionin “Ballkan” në ABC News se kryeministri Albin Kurti ka bërë mirë që më në fund është bindur të pranojë të themelojë asocacionin e komunave serbe.

Ai ka theksuar se Kurti sa ishte në opozitë ka qene një mashtrues dhe të gjitha këto pretendime i ka pasur për pushtet.

“Unë mendoj që është strategji i veprimit e zotit Kurti. Është bërë mirë që më në fund është bindur se duhet të themelojë asocacionin e komunave serbe. Edhe unë mendoj që marrëveshja është e njëjtë e vitit 2013 dhe e vitit 2015, dhe pash që Zoti Kurti ishte i shqetësuar sepse e dimë hallet që do të ndjekin politikish zotin Kurti me themelimin e asocacionit. Më në fund, nuk ka çfarë t’ju thotë qytetarëve të Kosovës se shyqyr që janë mediat dhe mbajmë mend çfarë flasin të gjithë. Zotit Kurti i është bërë mirë që më në fund do ta themelojë asocacionin, po ashtu dhe Vuçiçi t’i respektojë të gjitha marrëveshjet, po ashtu dhe njohjen e republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Ajo është politikë e tij dhe strategji e veprimit që duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese.

T’i premtosh popullatës në Kosovë e sapo dalë nga lufta dhe siç e përmendëm kanë vdekur dy qytetarë të Republikës së Kosovës, edhe Zoti Kurti sa ishte në opozitë ka qene një mashtrues dhe të gjitha këto pretendime i ka pasur për pushtet, po shihet sa shumë e do pushtetin”.

Më tej, Halimi u shpreh se Kosova ka humbur dy vite kohë dhe nuk duhet të presi më shumë, por të fillojë realizimi i të gjitha obligimeve.

“Edhe Zoti Haradinaj mban një pjesë të madhe të fajit se ka qene në koalicion me Zotin Kurti kur ka kundërshtuar çështjen e kufirit. Tani zoti Haradinaj mundohet ta justifikoj dhe t’ia lëri fajin zotit Kurtit.

Ne nuk duhet të humbim më asnjë kohë, të kalojmë të kaluarën dhe historia duhet të flejë veç e veç për secilin. Ne nuk duhet të humbim më asnjë minutë kohë dhe duhet t’i përveshim mëngët dhe të fillojë realizimi i të gjitha marrëveshjeve dhe obligimeve. Kosova duhet të fitojë, në NATO dhe ku ka vendin në Unionin Europian. Mos të merret me politika javore, mujore dhe politikanët duhet t’i lënë hatërmbetjet mes tyre. Të filloj gjithçka si më e mira, dhe të shkojë Kosova drejt Unionit Europian dhe mos të ketë më politika të këqija. Çdo politikanë që do të vijë në pushtet mos të vijë me oferta të rreme siç i kishte Zoti Kurti”./abcnews.al