Lufta Izrael-Hamas/ 29 gazetarë kanë humbur jetën deri më tani

schedule09:10 - 28 Tetor, 2023

schedule 09:10 - 28 Tetor, 2023

Njëzët e nëntë gazetarë janvë vrarë që nga fillimi i sulmeve mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten organizata joqeveritare Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ).

Lufta midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila sundon Rripin e Gazës prej 2.4 milionë banorësh, shpërtheu pasi grupi terrorist sulmoi jugun e Izraelit.

“Gjatë tre javëve të fundit, CPJ ka dokumentuar periudhën më vdekjeprurëse për gazetarët që mbulojnë konfliktin e armatosur që kur filloi të mbledhë të dhëna në vitin 1992,” tha Komisioni në një deklaratë.

Sulmi i Hamasit në Izrael u kushtoi jetën mbi 1400 njerëzve, kryesisht civilë, ndërsa të paktën 229 u rrëmbyen, sipas autoriteteve izraelite.

Bombardimet e vazhdueshme hakmarrëse izraelite të Rripit të Gazës kanë vrarë më shumë se 7,300 njerëz, kryesisht civilë, duke përfshirë më shumë se 3,000 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Sipas të njëjtit burim, rreth 50 pengje janë vrarë nga bombardimet izraelite.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!