Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetërsimi i pronave në Seman/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, kërkohej për shpërdorim detyre

schedule09:39 - 27 Tetor, 2026

schedule 09:39 - 27 Tetor, 2026

Policia e Fierit ka ndaluar një 56-vjeçar, ish-jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shtetasi Hidir Ismail Zani banues në Fier, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 17 shtator 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

56-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste, gjatë kohës kur ushtronte funksionin e juristit pranë ASHK-së Fier.



Ndalimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!