Putin pretendon se po kontrabandohen armë në Rusi nga Ukraina

schedule14:33 - 27 Tetor, 2023

schedule 14:33 - 27 Tetor, 2023

Armët po kontrabandohen nga Ukraina në Rusi. Kështu u shpreh Presidenti rus, Vladimir Putin gjatë një takimi me Këshillin e Sigurimit të Rusisë.

“Duhet të mendohet se si armët dhe municionet vijnë në Rusi ilegalisht. Përfshirë, meqë ra fjala, nga territori ukrainas. Armët e tilla nuk përfundojnë në Forcat tona të Armatosura, por në territorin rus,” tha kreu i shtetit, shkruan Tass.

Sipas Putinit, është e nevojshme të shikohen të gjitha këto kanale, se si organizohen masat e monitorimit të agjencive dhe të shikohet se çfarë duhet bërë për të përforcuar më tej bazën ligjore.

“Kjo çështje është gjithmonë e rëndësishme, nuk do të thellohem në detaje tani, por është veçanërisht e rëndësishme sot, duke marrë parasysh kushtet në të cilat jetojmë, ku jeton vendi,” shpjegoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!