Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave, FMN: Ekonomia shqiptare tregoi qëndrueshmëri

schedule11:58 - 27 Tetor, 2023

schedule 11:58 - 27 Tetor, 2023

Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave. Lajmi u njoftua nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Mete në konferencën e përbashkët me FMN dhe Bankën e Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj, Shefja e misionit të FMN në Tiranë, Anke Weber deklaroi se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri.

Sipas saj, falë rimëkëmbjes së fortë të turizmit, rritja ekonomike vitin e kaluar, i tejkaloi pritshmëritë me 5%.

Weber shtoi se borxhi publik është mbajtur nën kontroll.

“Së pari, ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri. Falë rimëkëmbjes së fortë të turizmit, rritja, vitin e kaluar, i tejkaloi pritshmëritë me 5%. Është për t’u vlerësuar që autoritetet e kanë mbajtur borxhin publik nën kontroll, me një raport nën nivelet e pandemisë. Politika monetare është e fokusuar në uljen e inflacionit, i cili ka rënë gradualisht. Ne besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovër. Parashikojmë rritje 3.6 dhe 3.3% këtë vit dhe vitin e ardhshëm, dhe 3.5% në periudhën afatmesme. Së dyti, ka një nevojë për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Autoritetet pritet të plotësojnë kërkesën minimale për një balancë primare zero që prej këtij viti, gjë që është një arritje jo e vogël. Ne besojmë se një përpjekje më e madhe fiskale se ajo aktual për vitin 20241 do ishte kritike. Pjesa më e madhe e eregullimit duhet të bëhet nëpërmjet një strategjie të të ardhurave afatmesme.

Politika monetare duhet të fokusohet në kthimin e drejtpë në kthimin e qëndrueshëm të inflacionit në objektiv, ndërkohë që kursi i këmbimit duhet të mbetet amortizuesi kryesor”, theksoi Shefja e misionit të FMN në Tiranë, Anke Weber./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!