EMRI/ Arrestohet nipi i ish deputetit Rraja, 22-vjeçari u kap me kokainë dhe para në automjet

schedule10:48 - 27 Tetor, 2023

schedule 10:48 - 27 Tetor, 2023

Një tjetër person i familjes Rraja është vënë në pranga.

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte Arjel Rrajën 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Ariel Rraja është nipi i ish deputetit socialist, Rrahman Rraja.

“Kanë qenë sektori i anti-drogës në Policinë e Shtetit, të cilët mbrëmjen e djeshme pas një aksioni në zonën e Niklës, është kapur për shkak se gjatë kontrollit në makinën e tij, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, si dhe një shumë parash që syshohet se ka ardhur nga aktiviteti i paligjshëm që dyshohet se kryente për shitjen e kokainës. Bëhet fjalë pëer një shumë prej 3 mijë eurosh që janë gjetur në makinën e tij dhe nuk ka mundur t’i deklarojë. Sa i përket sasisë së kokainës, bëhet fjalë për 50 gr kokainë, e ndarë në qese dhe gati për t’u shitur.

Ariel Rraja është djali i Flamur Rrajës, vëllai i ish deputeti Rrahman Rraja, që është në kërkim sa i përket dhunës së ushtruar disa muaj më parë nga fisi Rraja ndaj vëllezërve Maja, pas një konflikti në zonën e Niklës, sa i takon një guroreje dhe shpërthimeve që kryheshin. Emri i tij rezulton i shpoallur në kërkim, pasi pas një konflikti të mëparshëm, i ka rezistuar policisë dhe mbahej nën vëzhgim”, raporton gazetari Lika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!