Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë kundërshtuar pretendimin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) se karburanti do të mbarojë së shpejti në Rripin e Gazës.
“Me sa di unë, ka ende energji elektrike në Rripin e Gazës. Dhe ky raport është pak i diskutueshëm”, tha zëdhënësi i IDF, nënkoloneli Jonathan Conricus në një konferencë për mediat.
“Ka mjaft ditë që spitalet dhe pompat e ujit të funksionojnë. Vetëm prioritetet janë të ndryshme. Hamasi preferon të ketë të gjithë karburantin për aftësitë e tij luftarak, duke i lënë civilët pa të”, shtoi ai.
Spitalet në Gaza po marrin raste urgjente vetëm për shkak të frikës se furnizimet me karburant mund të mbarojnë në orët e ardhshme, sipas OKB-së.
Përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr Richard Peeperkorn, tha më herët për BBC se spitalet e mbështetura nga OKB-ja po përdornin gjeneratorë “në nivele minimale vetëm për operacione që shpëtojnë jetë”.
/abcnews.al