VIDEO/ Leao inekzistent ndaj “parisienëve”, PSG turpëron “djallin” në “Parc des Princes”

schedule22:57 - 25 Tetor, 2023

schedule 22:57 - 25 Tetor, 2023

“Gjigantët” francezë të Paris Saint-Germain kanë arritur një fitore madhështore, mbrëmjën e kësaj të mërkure, teksa në “Parc des Princes kanë mundur me rezultatin e thellë, 3 me 0, “djajtë” e Milan, në përballjen e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së grupeve të UEFA Champions League.

Golat e Kylian Mbappe, Randal Kolo Muani e Lee Kang-In, në minutat 32’, 53’ e 89’ mjaftuan për t’i dhënë “djajve” të Milanos një goditje teperë të rëndë, të cilët përveç se nuk kanë arritur të gjejnë fitoren e parë në këtë edicion të UEFA Champions League, nuk kanë arritur të gjejnë as golin e parë të këtij edicioni.

Me këtë fitore, “gjigantët” francezë të PSG ngjiten në kutoën e 6 pikëve dhe pozicionohen në vendin e parë të renditjes, me 6 pikë, ndërsa “kuqezinjtë” e Milan mbeten në vendin e fundit të grupit F, me 2 pikë. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLAT: 

Goli i Kylian Mbappe, 1-0:

Goli i Randal Kolo Muani, 2-0:

Goli i Lee Kang-In, 3-0: