Hëna gjigante lundruese e artistit Luke Jerome ka mbërritur në Katedralen Southwark në Londër si pjesë e ekspozitës “Museum of the Moon”.
“Muzeu i Hënës” në tre dimensione u krijua duke përdorur fotot e NASA-s. Vepra artistike, e bazuar në imazhet e NASA-s, përshkruan një skenë hënore dhe ndodhet brenda katedrales.
Me një diametër prej shtatë metrash, hëna ka imazhe të detajuara të NASA-s të sipërfaqes hënore.
“Muzeu i Hënës” do të prezantohet në disa mënyra të ndryshme, brenda dhe jashtë, duke ndryshuar kështu eksperiencën dhe interpretimin e veprës artistike.
Hëna ka frymëzuar gjithmonë njerëzimin, duke vepruar si një “pasqyrë kulturore” për shoqërinë, duke reflektuar idetë dhe besimet e të gjithë njerëzve në mbarë botën.
Gjatë shekujve, Hëna është interpretuar si Zot dhe si planet. Përdorej si matëse e kohës, kalendar dhe ishte një burim drite për të ndihmuar në lundrimin e natës. Gjatë gjithë historisë, hëna ka frymëzuar artistë, poetë, shkencëtarë, shkrimtarë dhe muzikantë në mbarë botën.
Kultura të ndryshme në mbarë botën kanë marrëdhëniet e tyre historike, kulturore, shkencore dhe fetare me hënën. E megjithatë disi, pavarësisht nga të gjitha dallimet, hëna na lidh të gjithëve.
“Muzeu i Hënës” na lejon të vëzhgojmë dhe konsiderojmë ngjashmëritë dhe dallimet kulturore në mbarë botën, si dhe të marrim parasysh shkencën më të fundit rreth Hënës. Varësisht se ku paraqitet vepra artistike, kuptimi dhe interpretimi i saj do të ndryshojë./abcnews.al